top of page

SHKOLLA

"ALEN"

MISSIONI I SHKOLLËS "ALEN"

Edukimi i brezit të ri me frymën e atdhedashurisë, tolerancës, mirëkuptimit, humanizmit e globalizmit.

Përgatitja e nxënësve me njohuritë e duhura  për të qënë të aftë e konkurues dhe për të u integruar plotësisht në jetë.

Kujdesi për argëtim, emancipimin njerëyor dhe kulturor të nxënësve, me qëllim që shkolla të jetë vendi i arsimit dhe yhvillimit të personalitetit të nxënësve.

KURRIKULA LËNDORE

SHIKONI VIDEOT TONA

Në Institutin Arsimor Jopublik "ALEN" mund të studioni...

Regjistrimet fillojnë menjëherë pas përfundimit të vitit shkollor.Ato bëhen  çdo ditë nga ora 8:30 -12:00 në sekretarin e shkollës.

Në arsimin 9-vjeçar

Regjistrimi bëhet për të gjitha klasat nga I-IX.

Për regjistrim duhen:

  • Dëftesa e klasës së mëparshme, kur nxënësi është në klasën II-IX.

  • Çertifikatë me fotografi

  • Transferim nga shkolla që ka lëshuar dëftesën

Në arsimin e mesëm

  • Dëftesa e klasës.

  • Çertifikatë me fotografi

  • Transferim nga shkolla që ka lëshuar dëftesën

     REGJISTRIMET NË SHKOLLË

NË PËRFUNDIM TË SHKOLLËS, NXËNËSVE U JEPEN KËTO DOKUMENTA SHKOLLORE :

  1. Dëftesë Lirimi , për nxënësit që përfundojnë arsimin 9-vjeçar.

  2. Diplomë gjimnazi.

  3. Diplomë të Ekonomistit të Mesëm, në specialitetin Banka/Tatime/Sigurime.Kjo Diplomë është e përfshirë në sistemin ETC të Kartës së Bolonjës.

  4. Çertifikatë Profesionale njohur dhe miratuar nga MASH , për ushtrimin e profesionit të Ekonomist të Mesëm.

  5. Diplomë në specialitetin Pedagogjik, i aftësuar në fushën e mësimdhënies.Nxënësit që përfitojnë këtë Diplomë mund të punësohen në arsimin fillor. Ata janë të preferuar ngs Universitetet e Shkencave Shoqërore e Sociale.

NË ARSIMIN 9-VJEÇAR

Në të gjitha klasat, nga I-IX

NË ARSIMIN E MESËM

Dega Gjimnaz

Dega Pedagogjike

Dega Ekonomike

Ju ftojmë të arsimoheni në shkollën ALEN sepse do të gjeni:

  • STAF ARSIMOR TË KUALIFIKUAR

  • AMBIENTE BASHKËKOHORE  TË KOMPLETUARA ME MJETE MËSIMORE PËR ARSIMIM NË KUSHTE OPTIMALE

  • BURSA STUDIMI

  • NXËNËS TË TALENTUAR E KONKURUES BRENDA DHE JASHTË VENDIT

  • AKTIVITETE TË LARMIRSHME ARTISTIKO-KULTURORE

  • PJESËMARRJE DINJITOZE NË AKTIVITETE LOKALE E KOMBËTARE

  • TRANSPORT I GARANTUAR

 

-Në shkollën ALEN zbatohen dhe përdoren programe dhe tekste mësomore të miratuara dhe kontrolluara nga MASH.

-Lëndët shkencore zhvillohen me mësues të kualifikuar.Për këto lëndë shkolla është e pajisur me laboratorë të kompletuar dhe funksionalë.

-Nxënësit mësojnë Anglisht dhe Italisht, duke filluar që nga III e arsimit bazë e deri në përfundim të shkollës së mesme.

-Njohuritë e pafundme në fushën e informatikës dhe internetit, fillojnë që në arsimin bazë dhe vazhdojnë  deri në vitin e fundit të shkollës së mesme.

-Mësimdhënia në shkollë realizohet në mënzre profesionale dhe me metodat e reja multimediale , për të gjitha lëndët mësimore.

LICENSAT...

  1. Shkolla 9-vjeçare, e miratuar me Urdhërin Nr.24,Dt,17/01/2008 të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës.

  2. Shkollae Mesme e Përgjithshme , e miratuar me urdhërin Nr.243 Dt.18/07/2007 të Ministrit t. Arsimit dhe Shkencës.

  3. Shkolla e Mesme Ekonomike-Pedagogjike, miratuar me urdhërin Nr.243,Dt.18/07/2007 të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës.

bottom of page